Studimet më të fundit kanë treguar se ushqimet që shumë nga ne blejmë çdo ditë, kanë po aq shumë përfitime shëndetësore sa ato që njihen si superushqime.
Dietologët dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar gjithmonë lulelakrën si nga produktet bimore më të mira: një racion i vetëm na siguron 73% të dozës ditore të vitaminës C, përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer, dhe vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor.
Ja cilat janë disa nga arsyet përse duhet të konsumoni më shumë lulelakër: Ndihmon me rënien në peshë, ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative të trurit, Zhbllokon arteriet, Ul rrezikun e zhvillimit të kancerit, Mbron shëndetin mendor.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...