Qindra refugjatë dhe azilkërkues jetojnë në kushte degraduese përgjatë kufirit jugor të Hungarisë ose në qendrat e mbipopulluara në Serbi, tha sot ”Amnesty International” në një deklaratë.
Në veçanti, monitoruesi i të drejtave të njeriut denoncoi trajtimin e tmerrshëm të azilkërkuesve nga ana e Budapestit.
Situata është rezultat i pengesës së krijuar shtatorin e kaluar përgjatë kufirit me Serbinë dhe më tej përgjatë kufirit me Kroacinë, si dhe të një ligji që parashikon vetëm shqyrtim të përmbledhur të kërkesave për azil.
Të ashtuquajturat “zona tranzit”, kontenierë, janë hapur në dy pikat kufitare për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe vetëm 30 persona lejohen të kalojnë çdo ditë.
Gjatë një inspektimi të ”Amnesty International” u gjetën mbi 600 persona, të cilët jetonin në kampe të improvizuara dhe në raste të shumta ata kishin muaj që jetonin aty dhe në kushte të papërshtatshme.
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...