Një zjarr i madh ka përfshirë ish-fabrikën e duhanit në Tetovë. Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Raportohet se nga flakët është përfshirë një depo e një kompanie ndërsa nga Policia e Tetovës thonë se nuk ka të lënduar.
Teksa tymi ka “pushtuar” zonën, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nëpër rrugët e qytetit.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që më vonë të dalin më shumë detaje rreth këtij zjarri. /abcnews.al
Rubio: Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë ngecur
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...
Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shq...
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...