Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt Solanës.
Siç shihet në pamjet e televizionit lokal Teuta, në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, ndërsa policia ka bllokuar rrugën që të çon te vendi ku ka shpërthyer zjarri.
Zjarrfikësit në vendngjarje kanë konfirmuar se është përfshirë nga flakët magazina e kompanisë “Agris”.
Sipas informacioneve nga faqja e tyre zyrtare, kompania “Agris” merret me importin dhe shpërndarjen e produkteve kimike për pastrim, mjeteve mbrojtëse, shamponëve, detergjentëve, produkteve prej letre dhe pajisjeve për sektorin e gastronomisë.
Një shtëllungë e madhe tymi shihet mbi objektin që është përfshirë nga flakët.
Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim dhe nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje./euronews.al
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...