Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, lideri i ASH-së priti në takim Ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes.
Siguria, prosperiteti, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i së drejtës si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë fusha në të cilat Aleanca për Shqiptarët vë fokus maksimal. Për këtë nga afër kryetari i ASH-së Ziadin Sela i foli edhe ambasadores, duke i treguar edhe përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik opozitar i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë për të arritur siguri dhe stabilitet në vend.
Ambasadorja Byrnes edhe njëherë shprehu përkrahjen që SHBA-të japin për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së saj për në NATO dhe BE.
Në takim theks të veçantë iu dha edhe përpjekjeve për të arritur lirinë e plotë të mediave, si një mënyrë e shprehjes së lirë dhe demokracisë.
Në takim mori pjesë gjithashtu edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, Këshilltari Politik pranë Ambasadës së SHBA-së Endru Mofat si dhe analisti politik pranë Ambasadës së SHBA-së Adrian Ismaili.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në mënyrë intensive po vazhdon takimet me ambasadorë të huaj.
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë