Tabelat e reja të sinjalistikës rrugore në autostradën Shkup-Tetovë, në Maqedoninë e Veriut, do të jenë në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht – duke zhdukur kështu gjuhën shqipe.
Nëse deri dje gjuha shqipe ishte krahas tre gjuhëve tjera, tashmë ajo mungon, siç edhe shihet në këtë tabelë, të vendosur në afërsi të pikës ku bëhet pagesa e tarifës së rrugës, në Glumovë.
Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në RMV nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse shqipja nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës vonë në errësirë.
Pas publikimit të pamjeve ka reaguar edhe BDI e Ali Ahmetit duke dënuar mungesën e gjuhës shqipe në tabelat rrugore.
“Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në RMV dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Zhdukja e gjuhës shqipe nga tabelat e sinjalistikës rrugore përbën shkelje dhe mosrespektim të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, e po ashtu vendimi shkon në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit./A2cnn
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...