Një fluturake ende e paidentifikuar u rrëzua dje në Zagreb të Kroacisë duke shkaktuar kështu një shpërthim të fuqishëm që goditi kryeqytetin kroat.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa versionet mbi atë që ka ndodhur vetëm sa janë shtuar.
E ndërsa nuk ka informacione direkte dhe të konfirmuara mbi ngjarjen, media kroate “Jutarnji List” ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilën vërehet parashuta e varur në një pemë.
E njëjta medie më herët ka raportuar se në një pjesë të aeroplanit vëreheshin shkronja të alfabetit cirilik rus dhe një yll i kuq./arbresh.info/

PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...