Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev sot i dërgoi urim kryeministrit shqiptar Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
“Zgjedhjet demokratike në Republikën e Shqipërisë e tregojnë përcaktimin e qytetarëve të Shqipërisë drejt respektimit të vlerave evropiane, të cilët janë ardhmëria e shtetit, por edhe të tërë rajonit.
Jam i bindur se do të vazhdojë përkushtimi Juaj drejt proceseve demokratike dhe reformuese, sipas standardeve të BE-së dhe NATO-s”, thekson Zaev në urimin.
Besoj, shton Zaev, se do të vazhdojë edhe bashkëpunimi miqësor dhe parimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë përmes respektimit të ndërsjellë, mirëkuptim dhe mbështetje, në interes së sigurimit të një jete më cilësore për qytetarët e dy shteteve tona, si dhe për zhvillimin e stabilitetit të Ballkanit në tërësi.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...