Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Alsat tha se ai është i sigurt se Gruevski do të kthehet në Maqedoni.
“Nëse ka përgjegjësi, do të mbaj përgjegjësi secili, duke filluar nga unë dhe secili njeri tjetër. Por, nuk mundemi të shkarkojmë njerëz, për shkak se publiku është i zemëruar. Edhe më herët ishte dilema nëse Zaev është marrë vesh me Gruevskin në Marrëveshjen e Përzhinos, doli se nuk paska qenë ashtu”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se Gruevski do të kthehet dhe shteti i Hungarisë duhet të thotë nëse ai ka qenë i rrëmbyer dhe a ka hyrë me vullnetin e tij në automjetin diplomatik.
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...