Kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar “Tweetin” që e hidhëroi shtetin grek, sot theksoi se është korrekte njeriu të përmirësohet kur të gabojë.
Në pyetje të deputetëve se pse ka kërkuar falje për shkak se në Marrëveshjen e Prespës nuk është e ndaluar të përdoret fjala ‘maqedonase”, ai tha se ku përfaqësohet shteti kjo nuk mund të ndodhë.
“Është e qartë se sipas Marrëveshjes së Prespës, lejohet të përdoret ‘maqedonase’ dhe ‘maqedonas’, por kur bëhet fjalë për shtetin, ndërsa Përfaqësuesja e Futbollit përfaqëson shtetin, atëherë është “E Maqedonisë së Veriut. Është korrekte kur edhe politikani përmirësohet kur gabon. Unë e kam nënshkruar Marrëveshjen e Prespës dhe nuk ka dilema kur përdoret “e Maqedonisë së Veriut”, dhe kur ‘maqedonase’ dhe ‘maqedonas’. Më herët të gjithë ishim FYROM, në shtëpi Maqedoni. Ndërsa tani jemi Maqedonia e Veriut, por gjithkund jemi maqedonas që flasin gjuhë maqedonase”, theksoi Zaev.
Ndryshe, në “Twitter” Zaev pas ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës në shkrim mes tjerash shkroi edhe “Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë”, ndërsa për këtë reagoi edhe Greqia./Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...