Kryeministri Zoran Zaev në lidhje me refuzimin e shtetit të Kosovës që të ekstradojë Afrim Ismailoviqin, i dyshuar për rastin “Monstra”, theksoi se shteti nuk do të heq dorë dhe do të kërkojë që të zbatohet e drejta ndërkombëtare dhe marrëveshjet që dy vendet i kanë arritur.
“Nuk heqin dorë dhe gjithçka që është në dispozicion të të drejtës ndërkombëtare do të ndërmarrim. Nëse kërkojnë dokumente shtesë, dëshmi shtesë do t’u dorëzojmë. Garantojmë gjykim të drejtë”, tha Zaev.
Ai shpreson se Kosova do të jetë në dispozicion ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale.
Në pyetjen e gazetarëve se pse nuk ka pagesë për dëmshpërblimet për rastin Sopoti, Zaev theksoi se ende bisedohet për vlerën./Telegrafi/
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...