Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ka uruar qytetarët e vendit.
Në një deklaratë me shkrim, ai thotë se kjo është ditë e madhe dhe historike për qytetarët dhe vendin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot, lidhja botërore më e fortë NATO, na tha mirë se erdhët. Sot jemi ulur krah për krah me aleatët tonë, në një tavolinë në aleancën e njëjtë. Jemi të lumtur dhe duhet të jemi, pasi kemi siguruar stabilitet të përhershëm për vendin tonë. Kemi siguruar, siguri dhe paqe. Progresi dhe zhvillimi tani janë të pandalshme”.
“Gjeneratat tona dhe fëmijët e gjeneratave tona do të jetojnë më mirë, në vend dhe rajon që rriten me shpresë. Urime, të jemi krenar”, thotë Zaev.
Ndryshe, sot në selinë e NATO-s në Bruksel, 29 vendet anëtare nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë./Telegrafi/
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...