Absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.
Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën dhe me të vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve të cilat deri më tani nuk i kanë pasur, tha sot kryeministri i Maqedonisë,Zaev.
Kryeministri vërtetoi edhe se do të ketë definim ligjor-formal për ansambël të kulturës së qytetarëve shqiptarë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku ka nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ashtu do të realizohet ligji. Nëpërmjet të këtij ligji shoh plotësimin e disa nevojave të qytetarëve, që nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë më parë. Ajo nënkupton avancim të përdorimit të gjuhëve në Maqedoni dhe natyrisht, siç ekzistojnë ansamblet dhe pa rritjen e mjeteve buxhetore, vetëm do të bëhet definimi ligjor-formal i ansamblit për kulturë të qytetarëve shqiptarë”, tha Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjeve për përkrahje të fermerëve të rinj në MBPEU.
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut