Ebrahim Azizi, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më akses në Ngushticën e Hormuzit dhe se, nga tani e tutje, vetëm vendet që respektojnë kushtet e Iranit do të lejohen të kalojnë anijet përmes kësaj pike strategjike.
“Trump arriti një ndryshim regjimi, por për Ngushticën”, tha Azizi në një postim në platformën X.
“Ngushtica do të hapet patjetër, por jo për ju. Ajo do të jetë e hapur për ata që respektojnë ligjet e reja të Iranit”, shkroi ai, pa sqaruar se cilat janë këto kushte të reja. “47 vitet e mikpritjes kanë marrë fund përgjithmonë”, shtoi më tej.
Deklaratat e Azizit vijnë si reagim ndaj njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili më herët gjatë ditës bëri të ditur se Britania do të presë nesër një samit me pjesëmarrjen e 35 vendeve, për të diskutuar mënyrat e rihapjes së Ngushticës.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...