Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u shpreh se Crvenkovski nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se LSDM dhe se nuk beson se do të formojë parti politike.
“Për këtë duhet ta pyesni atë, unë e them për shkak se është një ndër themeluesit e LSDM-së dhe kryetari i partisë për një periudhë të gjatë. Ka qenë kryeministër dhe president përmes LSDM-së”, tha Zaev.
Sipas tij, LSDM është dëshmuar unike gjatë kohës në opozitë dhe ndërmarrjes së pushtetit dhe se kështu duhet të vazhdohet.
“Duhet të zgjedhim kandidatët më të mirë në zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe individët për këshill. Qytetarët presin nga partitë politike që ne t’i njohin personalitetet e vërteta për t’i nominuar, ndërsa ata t’i zgjedhin”, tha Zaev.
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...