Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot deklaroi se shteti financiarisht është në gjendje të qëndrueshme dhe se autoritete janë të gatshme të intervenojnë në rast se vazhdon rritja e inflacionit në vend.
Zaev deklaroi se në rast se paraqitet nevoja, ekzekutivi do të aktivizojë edhe rezervat shtetërore.
“Ashtu siç njoftuan edhe disa ministra, Qeveria gjithashtu me rezervat shtetërore gjithmonë është e gatshme që të intervenojë, nëse shohim se ndonjë cikël tregon pikun, që do të kishte ndikim në ekonominë në përgjithësi, sidomos në produktet bazë. Këtu flas për, vajin, miellin, qumështin, vezët dhe gjithçka që bën pjesë në shportën familjare”, deklaroi Zaev.
Ndryshe, Banka Popullore dje njoftoi se do ta rishikojë normën e inflacionit dhe do ta rrisë atë nga 2.2 për qind e parashikuar deri më tani. Megjithatë, Banka Popullore thotë se rritja e çmimeve do të jetë e mesatare dhe nuk do të ketë ndikim të madh në çmimet përfundimtare dhe konsumatorët.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person