Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, është pyetur në lidhje me arratisjen e Gruevskit në Hungari. Ai tha se “nuk e di nëse bëhet fjalë për ikje ose jo”.
Zaev edhe një herë përsëriti qëndrimin se pushteti nuk do të përzihet në sistemin e drejtësisë dhe apeloi tek institucionet që ta bëjnë punën e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Policia nuk ka të drejtë pa akt udhëzuar ta privojë nga liria Gruevskin, e as t’i afrohet ose ta ndjek. Për këtë arsye duhet të respektohen urdhrat gjyqësor”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen për përgjegjësit për ikjen e Gruevskit.
Ai shtoi se nuk mund të përgjigjet se kush është përgjegjës, pasi siç tha, gjitha institucionet kanë vepruar sipas detyrave.
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...