Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i shoqëruar nga Koço Angjushev dhe Kreshnik Bekteshi, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka realizuar takim me komesarin për zgjerim të BE-së Johannes Hahn dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Siç njoftojnë nga qeveria, në takimin me Hahn është konstatuar se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës po zhvillohet sipas planeve dhe se tani është koha që forcat politike në Maqedoni të fokusohen në zbatimin e reformave, që të mundësohet fillimi i bisedimeve me BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, edhe një herë janë afirmuar mesazhet për mbështetje dhe inkurajim që vijnë nga NATO, për të përfunduar zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, si dhe pritjet për fillimin e ratifikimit të protokollit për anëtarësim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ata shtojnë se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Maqedonia është e gatshme për këtë akt të rëndësishme, si një nga dy prioritetet kryesore të Maqedonisë në planin ndërkombëtar për vitin 2019.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...