Zaev në Dollnen flet si kryeministër: Do t`ju rrisim subvencionet në bujqësi

13:34 | 27 Shtator 2015
M. A.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev së bashku me një pjesë të ekipit të tij vizitoi Resnjën dhe Dollnenin ku u takua me shumë qytetar, duke i dëgjuar hallet dhe dertet e tyre.

 “Çka mund të prisni nga qeveria e ardhshme e LSDM-së. Subvencionet të vazhdojnë, të janë të dedikuara dhe të vijnë në periudhën kur me të vërtet i duhen bujqve.
Subvencionet do të janë stimuluese, aq më shumë të prodhoj bujku, aq do të janë më të mëdha dhe jo si tani të trajtohen si ndihmë sociale. Megjithatë, subvencionet nuk e zgjidhin problemin.
Plasmani është detyrë e shtetit dhe ne këtë gjë do ta bëjmë. Si? Do ta hapim tregun dhe do të kemi kujdes për plasmanin e prodhimeve. Do të krijojmë konkurrencë. Ai që do të paguaj më shumë do të mund që ta marr prodhimin e bujkut. Do ta stimulojmë edhe produktivitetin tek bujqit me një tërësi masash”, deklaroi Zaev, transmeton zhurnal.mk
Zaev në fund të tribunës ftoi në unitet të qytetarëve për ndryshime në Republikën e Maqedonisë për kohën e re dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë.
“ Sot të gjithë e kanë të qartë se cila është arsyeja e fatkeqësisë së popullit tonë. Ajo ka emër dhe mbiemër, Nikolla Gruevski.
Me ikjen e tij përfundimisht mund të nxeh dielli në kohën e re, për një shpresë të re, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë tonë multietnike.
Të jeni krah më krah me mua, flisni për të vërtetën. Unë jam i përgatitur që ta udhëheq këtë betejë deri në fund, përderisa nuk e çlirojmë shtetin”, deklaroi Zaev, transmeton zhurnal.mk

Shpërndaje në rrjete sociale