Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga disa ministra sot patën brifing me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në shtetin tonë. Nga pres qendra e qeverisë informojnë se Zaev ia ka prezantuar ambasadorëve prioritetet strategjike me fokus të veçantë në integrimet euroatlantike të vendit.
“Ky mandat do ti kushtohet reformave themelore në të gjithë shoqërinë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që kriza me korona virusin i ka sjellë, por përsëri do të jemi tërësisht të fokusuar në reformat në gjyqësor, ndërtimin e një ekonomie të re të transformuar, mbrojtje të ambientit jetësor dhe përmirësimin e standardit jetësor për të gjitha kategoritë e qytetarëve në vendin tonë”,citohet ti ketë thënë Zaev ambasadorëve.
“Kemi plan të hapim 80% të kapitujve deri në vitin 2024, për të ndërtuar një strukturë negociuese të fuqishme me pjesëmarrje të të gjithë aktorëve, krijimin e programit buxhetor për bisedimet me BE-në. E përforcojmë personelin kadrovik dhe do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për kapacitet me qëllim e implementimit të IPA 3”.
Nga pres Qendra e qeverisë informojnë se zëvendëskryeministri për luftën kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, para ambasadorëve i prezantuan prioritetet e kabineteve të tyre, ndërsa ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi se vendimi për fillimin e bisedimeve më së shumti flet për përkushtimin tonë për drejtësi dhe evropianizim.
Nga qeveria informojnë se Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, në emër të Bashkimit Evropian ka përcjellë pritjet për reforma të shpejta dhe cilësore dhe theksoi se partnerët evropian të Maqedonisë së Veriut mbeten vazhdimisht të përkushtuar në ndihmën për vendin për të kapërcyer pasojat që dolën nga pandemi dhe angazhimet reformuese të Qeverisë së re.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit