Në seancën e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë për pyetjet e deputetëve, kryeministri Zoran Zaev është pyetur për situatën me Kodrën e Diellit dhe menaxhimin e saj nga ELEM-Tours.
Në pyetjen e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Zaev tha se Kodra e Diellit do të bëhet qendër turistike dimërore me të cilën do të krenohen të gjithë. Ai shtoi se nuk do të ketë nevojë që të vizitohen qendrat dimërore në shtetet tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria po punon për tërheqjen e investitorëve të huaj nga vendet e njohura për qendrat turistike dimërore siç janë në Gjermani, Austri, Zvicër e Itali. Qëllimi jonë është që Kodrën e Diellit t’ia ofrojmë një partneri strategjik. Një i tillë ka punuar në Kosovë. Qëllimi jonë është që potencialet e Maqedonisë t’i japim në duart e duhura”.
“Besoj se kjo do të përfundojë për një deri dy muaj. Qëllimi i jonë është që objektet që janë nën ELEM-in t’ua japim investitorëve të huaj. Besoj se ky lokacion i joni është atraktiv, Kodra e Diellit është e veçantë. Dhe jam i bindur se do të kemi sukses në këtë dhe Maqedonia të ketë një ski-qendër bashkëkohore”, tha mes tjerash Zaev.
Ndryshe, ditëve të fundit iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka organizuar protesta për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet Kodra e Diellit. Ata thonë se nuk është bërë asnjë investim dhe se kjo qendër turistike po shkatërrohet.
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...
Haxhiu: Kjo rrugë e nisur mbarë, nuk e meritonte të ndërprit...
Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregdetin e Vlorë...
Mbreti Charles III kërkon vendosmëri të palëkundur për mbroj...
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...