Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimeve me Afrim Gashin dhe me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi tha se ende është herët të zbulohen emra kandidatësh dhe se për atë është e rëndësishme që një pjesë e madhe e parive kanë dhënë dritë të gjelbër për kandidat të përbashkët për kryetar të Maqedonisë së Veriut.
“Është e rëndësishme të mbështetet koncepti, shohim se ka disponim te partitë, por që kur të merremi vesh për propozim konkret, do të duhet ta çojmë te partia për ta biseduar nëse është i pranueshëm apo ajo. Ne kemi katër deri gjashtë kandidat që sipas vlerësimeve janë favorit për fitore në zgjedhje, por ne s’duam të shpejtojmë. Ka kohë, do të bëhet e ditur javën e ardhshme”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se nëse për LSDM-në do të ishte i pranueshëm kandidati që nuk vjen nga kjo parti, Zaev tha “nëse dikush ka dëshirë apo ambicie të kandidojë, ne këtë e respektojmë nëse ka marrëveshje të përbashkët, pse jo”.
Kryeministri Zaev nesër do të takohet me Aleancën për Shqiptarët dhe me Lëvizjen Besa për të folur për kandidat të përbashkët edhe me opozitën shqiptare.
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë