Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot kryesonte me mbledhjen e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, trup që për momentin paraqet trupin më të lartë për mbajtjen e marrëdhënieve formale mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas mbledhjes, kryeministri Zaev mbajti konferencë të përbashkët me nënkryetaren e KE-së dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherni dhe me komisarin për Zgjerim, Johahnes Hahn, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se është konstatuar dhe përshëndetur përparimi i vazhdueshëm ndaj të gjitha reformave kyçe dhe është përshëndetur në mënyrë të veçantë plani për përparimin e marrëdhënieve me fqinjët, siç janë marrëveshja me Bullgarinë dhe me Greqinë.
‘Republika e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë paralele me përkushtimin e zgjidhjes së kontesteve bilaterale, në vazhdimësi i zbatonte proceset reformuese në vend. Posaçërisht vëmendje vendosëm te reformat në fushat kyçe në gjyqësi, reforma te shërbimet e sigurisë dhe sekrete, lufta kundër korrupsionit dhe reforma e administratës publike”, tha Zaev duke shtuar se hapja e bisedimeve mbetet qëllim primar i vendit dhe se Maqedonia e Veriut ka dhënë argumente të fuqishme vendeve anëtare të BE-së të marrin vendim për hapjen e bisedimeve në qershor.
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...