Kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova deklaroi se është i gatshëm të dorëzojë në Kuvend emrat e kandidatëve për zëvendësministra nesër ose pasnesër, sapo Kuvendi të jetë gati.
Megjithatë, Zaev tha se akoma nuk i ka vërtetuar emrat sepse bën intervista me kandidatët, transmeton telegrafi.
“Procedura për verifikimin e emrave të tyre vazhdon dhe jemi nga fundi. Siç shoh, Parlamenti i formoi trupat punues, komisionet janë zgjedhur që të mundet më tej të dimensionohen seancat. E dini se kishim një deputet që për arsye shëndetësore nuk ishte prezent. Ai tashmë është kthyer në punë dhe kemi një deputet, mandati i të cilit duhet të verifikohen. Unë jam i gatshëm, nesër ose pasnesër, edhe pse do të jem në rrugë, gjithçka është e gatshme që të mund t’i dorëzojë propozimet në Kuvend kurse Kuvendi me siguri pas datës 20 do t’i vendosë në rend dite që të kenë mundësi deputetët të lexojnë biografitë”.
“Nuk mund t’i them emrat sepse akoma nuk i kam vërtetuar deri në fund me partnerët. Disa nga partitë i kanë dhënë emrat e tyre por unë si mandatar nuk jam deri në fund i përgatitur sepse akoma bëj intervista me kandidatët”, tha Zoran Zaev.
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Ngushtica e Hormuzit – si arritëm deri këtu dhe dhe a ...
Moti sot me diell, temperaturat deri në 23 gradë
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...