Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet: Mos iu afroni Hormuzit

23:47 | 18 Prill 2026
Q L

Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur që nga sonte dhe se një masë e tillë do të mbetet në fuqi derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të heqin bllokadën e porteve iraniane.

Në deklaratë thuhej se Marina e Gardës Revolucionare të Iranit paralajmëron se “asnjë anije nuk duhet të lëvizë nga vendqëndrimi i saj në Gjirin Persik ose në Detin e Omanit”.

Shtohet se një numër i caktuar anijesh kanë arritur të kalojnë nëpër ngushticë që nga mbrëmë, por se rruga ujore do të mbyllet përsëri derisa të hiqet bllokada amerikane.

“Afrimi në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet bashkëpunim me armikun dhe një anije e tillë do të jetë një shënjestër”, tha Garda Revolucionare Iraniane.

Shpërndaje në rrjete sociale