Moti sot me diell, temperaturat deri në 23 gradë

07:15 | 19 Prill 2026
E.H

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell me temperaturat më të larta të ditës që do të arrijnë deri në 23 gradë Celzius.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me anë të një njoftimi.

“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 – 5°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 19 – 23°C.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi 1 – 7 m/s”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale