Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me delegacion të konsorciumit “Behtel-Enka”, të cilin e udhëhoqi kryetari i njësisë për infrastrukturë të kompanisë “Behtel” Shon Keni.
Në takim ku mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi, u bisedua për fazën aktuale për realizimin e Memorandumit për ndërtimin e Korridorit 8, për aksin rrugor Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe për projektin Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe për Korridorin 10 D, gjegjësisht për aksin rrugor të autostradës Prilep – Manastir.
Për realizimin e këtij Memorandumi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua Ligji për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit, dhe gjatë procedurës për marrjen e mendimit nga Gjykata Kushtetuese, e kërkuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në interes kohor ekzistojnë dispozita nga memorandumi të cilat mundësojnë punë dhe precizim të draft-marrëveshjes që duhet të miratohet nga të dyja anët për t’u mbyllur procedura ligjore e cila do të mundësojë realizim të projekteve të parapara infrastrukturore, u tha në këtë takim.
Në takim u tha se në Republikën e Shqipërisë fqinje janë duke përfunduar procedurat dokumentet e projektit për drejtimet rrugore dhe hekurudhore nga Korridori 8 në atë vend, me ç’rast ky korridor evropian bëhet me fizionominë përfundimtare për ndërlidhje të Detit të Zi dhe Adriatik.
Në takimin me menaxhmentin e “Behtel – Enka” Kryeministri Zaev e përshëndeti faktin për mirënjohjet më të larta për këtë konsorcium në realizimin e projekteve infrastrukturore në botë dhe veçanërisht në rajon, si dhe faktin se madje 80% e punëve të kompanisë i realizon me kompani lokale që është me rëndësi të veçantë për lëvizjen e ekonomisë së vendit dhe sektorit të ndërtimtarisë.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...