Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec.
Temë diskutimi ka qenë procesi i formimit të Qeverisë së re në Maqedoni.
Ashtu siç njoftojnë nga LSDM, Zaev e ka informuar ambasadorin Jazbec për “përpjekjet nga ana e Ivanovit dhe Gruevskit që ta thellojnë krizën politike në Maqedoni, por edhe për përkushtimin e LSDM-së, për zgjidhjen në kohë sa më të shkurtër të krizës institucionale”, shkruan Portalb.
“E publikuam programin për Qeverinë e re reformuese, Maqedoninë sovrane, e cila do të jetë e përkushtuar ndaj ekonomisë, kohezionit social, sundimit të ligjit, gjëra që janë në interes të qytetarëve. Planifikuam që t’i largojmë të gjitha pengesat për arsyetim nga Ivanov rreth dhënies së mandatit. Në atë drejtim, pres që në periudhën e ardhshme në Kuvend të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative, i cili do të dërgojë dokument deri te Ivanovi se është formuar shumica parlamentare dhe të fillojë të rrjedhë afati kushtetues prej 10 ditëve për ndarje të mandatit për formim të Qeverisë së re”, ka deklaruar Zaev.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike