Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se këtë fundjavë do të shqyrtojë propozimin për fatin e PSP-së, i cili u propozua nga lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se ja vlen gjithçka për të menduar.
“Ne duam të sigurojmë sistemin e prokurorisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse një pjesë e madhe e kësaj është gjyqësia jonë, e cila do të sigurojë anëtarësimin tonë të ardhshëm në Bashkimin Evropian nëpërmjet Samitit të tetorit”, tha Zaev.
Ai theksoi se të gjitha propozimet do të vihen në tryezë me qëllim që në kohë të miratojë një zgjidhje konsensuale ligjore për fatin e PSP-së.
“Është e rëndësishme të sigurohet e ardhmja e rasteve dhe PSP-së, të mos ndikohet nga politikanët në sistemit ligjor”, thotë Zaev./telegrafi
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike