Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se do të respektohet vendimin e Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Që kur debatonim dhe me miratimin e ligjit, thamë se do ta presim vendimin e Komisionit të Venedikut dhe do ta respektojmë”, tha Zaev.
Zaev shpreson se shumica kuvendare do të respektojë deri në fund dhe se bashkërisht me Ministrinë e Drejtësisë dhe ekspertt do të gjendet mënyrë se si do të zbatohet vendimi i Komisionit të Venedikut përcjell telegrafi maqedoni.
“Gjuhët shërbejnë për t’u marrë vesh, dhe ne sollëm vendim ligjor, ndonëse që në atë moment, pra që kur debatonim në Kuvend dhe pas sjelljes së ligjit, thamë se do të presim Komisionin e Venecias dhe vendimin e saj do ta respektojmë. Prandaj qëllimi është të respektojmë vendimin e saj. Ministria e Drejtësisë do të hartojë ndryshimet e nevojshme, dhe ato do të dërgohen prapë te Komisioni, për të dëshmuar bashkëpunimin tonë me Komisionin, dhe më pas do ta çojmë në Kuvend për konstatimn e tij”, tha Zaev.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit