Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, janë të nominuar për çmimin Nobel për paqe për vitin 2019 për marrëveshjen e Prepsës.
Nominimin e Zaevit dhe Tsiprasit sot në Shkup e publikoi fituesja e çmimit Nobel për paqe në vitin 2015, Wided Bouchamaoui, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nominimi nuk është vetëm për Zoran Zaevin dhe Alexis Tsiprasin, por për të gjithë qytetarët. Ky është model për dialog dhe prosperitet. Besoj fuqishëm se Maqedonia ose duhet të them Maqedonia Veriore dhe Greqia do të fitojnë çmimin Nobel dhe do të jetë dëshmi për botën se mund të arrihet marrëveshje. Që kur të ratifikohet, marrëveshja do të jetë mesazh i fuqishëm se dialogu është i mundshëm”, tha nobelistja Bouchamaoui.
Aj tha se ka ardhur në Shkup ta mbështes arritjen e këtillë të marrëveshjes dhe beson se do të jetë model për tejkalimin e problemeve në të ardhmen.
‘Duhet të jeni krenar në atë që e arritët”, tha fituesja e çmimit Nobel, Wided Bouchamaoui.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...