Disa banorë të Reçicës të vogël, simpatizantë të Lëvizjes Besa kanë protestuar sot kundër ardhjes së kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe kandidates për komunën e Tetovës Teuta Arifi në vendin ku duhet të ndërtohet shkollë fillore.
Ata janë të revoltuar se ndërtimi i kësaj shkolle disa herë është premtuar por i njëjti premtim nuk është realizuar. Protestuesit në dorë kanë mbajtur edhe disa pankarta me mbishkrimet ”Mjaft Mashtruat”, ”Koalicioni i Turpit” e kështu me radhë. Ata janë shprehur se janë të ngopur me premtime, njofton Televizioni Koha.
Kryeministri Zaev theksoi se ka parë në detaje projektin për ndërtimin e shkollës dhe premtoi se ky projekt për ndërtimin e kësaj shkolle në muajin Shkurt të vitit 2018 do të tenderohet, dhe punimet në ndërtimin e shkollës do të fillojnë në muajin mars.
“Është e drejtë e çdo kujt që të protestojë, por ne këtu kemi ardhur për projektin e shkollës dhe bëhet fjalë për objekt ku do të mësojnë fëmijët, pa dallim se cilës parti i takojnë.Lexova se bëhet fjalë për një koalicion joparimor, ne e kemi bërë publikisht koalicionimin tonë dhe ata kanë patur ofertë për në koalicionimin e tanishëm. Ne e kemi bërë publik koalicionimin tonë, por Lëvizja Besa që janë në koalicion me VMRO-DPMNE nuk e kanë bërë publike marrëveshjen për mbështetje të ndërsjellë”, tha Zaev
Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se komuna e Tetovës ku ajo ishte në cilësinë e kryetares gjatë mandatit të sajë të parë është realizuar projekti për ndërtimin e kësaj shkolle, gjithashtu nga ana e komunës është dhënë leja për ndërtim.
Protestuesit kanë thënë se nuk kanë dalur për të shkaktuar tensione por vetëm për të shprehur pakënaqësi
Situata është qetësuar pasi që tek protestuesit është afruar zëvendëskryeministri Hazbi Lika i cili ka zhvilluar një bashkëbisedim me protestuesit dhe banorët e kësaj lagje të cilët kundërshtuan ardhjen e kryeministrit Zaev dhe kandidates nga BDi-ja Teuta Arifi. /TVKoha/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...