Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot do të qëndrojë Republikën e Bullgarisë, ku do të takohet me kryeministrin bullgar Boyko Borisov.
Në takim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, do të flitet për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
Kryeministri Zaev do ta udhëheqë delegacionin në të cilin do të jetë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.
Programi fillon me vendosjen e përbashkët të kurorës me lule para bustit të Goce Dellçevit në parkun e qytetit “Kopshti Borisov” me rastin e 147 vjetorit nga lindja e tij.
“Kurorat do t’i vendosin ministri i Kulturës të Republikës së Maqedonisë Asaf Ademi dhe ministri i Kulturës të Bullgarisë Boil Banovo. Ministrat Banovo dhe Ademi gjatë vizitës do të nënshkruajnë program për bashkëpunim në fushën e kulturës mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...