Kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.
“Kjo festë shtetërore me cilën u shprehim respekt themeluesve të alfabetit të parë slloven, merr vend të rëndësishëm në historinë, si të popullit maqedonas, ashtu edhe të popujve sllovene. Veprat e tyre dhe puna e tyre ngritet mbi vetë ata si mësues, sepse ata udhëhiqeshin nga ideale shumë më të larta. Përmes arsimimit dhe iluminimit, e kanë ndihmuar popullin të shohë dhe i kanë dhënë armë për ngritje mbi kohën”, ceket në urim.
Misioni i vëllezërve Cirili e Metodi dhe angazhimet e tyre, qëndron në urim, na përkujtojnë se synimi i njeriut dhe njerëzimit mbijeton përgjatë historisë dhe endërron vetëm formën, por jo edhe thelbin sepse lufta e tyre e vërtetë është për të drejta të njeriut themelore universale./Gazeta Express/
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...