Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp ka sqaruar anulimin e seancës mbrëmshme, në të cilën duhej të votohej për heqjen e imunitetit të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Trajko Veljanoski.
Xhaferi tha se seanca e mbrëmshme është ndërprerë për shkak të sjelljeve të deputetit të shumicës parlamentare Muhamed Zekiri.
Ai deklaroi se nuk do të lejojë askënd që të ndikojë në vendimet e tij dhe në procedurat e Kuvendit.
“Unë jam kryetar Kuvendi, por jo nën urdhra, udhëheq sipas parimeve të Kushtetutës dhe ligjeve. Derisa unë jam kryetar i Kuvendit, nuk do të lejojë askënd të uzurpojë Kuvendin dhe të pengojë punën e tij. Ata që thirren në mua, për shkak të lëshimeve të tyre, duhet ta shikojnë veten”, tha mes tjerash Xhaferi.
I pyetur se çfarë do të ndodh me kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanoskit, Xhaferi tha se nuk do të ndërhyjë në kompetencat e gjykatës.
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...