Se si do ta zgjidhë Serbia problemin me Kosovën, do të vendoset nga Serbia, ndërsa (presidentin e Maqedonisë së Veriut) Pendarovskin as nuk e ka pyetur askush, as nuk i ka kërkuar mendim, deklaroi për “REL” ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.
Ai reagoi ndaj deklaratës së Pendarovskit i cili më herët deklaroi se është kundër idesë për të korrigjuar kufijtë midis Beogradit dhe Prishtinës.
Vulin vlerëson se Pendarovskin në Maqedoni pak kush e pyetën për ndonjë gjë, e aq më pak për atë që mendon për çështjet në vendet fqinje.
“Presidenti i Maqedonisë së Veriut mund të heshtë lirisht në një gjuhë që askush përveç Serbisë nuk e njeh, ndërsa në gjuhë të tjera ai mund të jetë edhe më i fortë në heshtje sepse askush nuk po kërkon ose nuk e pranon mendimin e tij”, tha Vulin.
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...