Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i dhurojë një qilim special kancelares gjermane Angela Merkel, transmeton arbresh.info.
Këtë e kanë bërë të ditur kabineti i presidentit për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug.
Për më tepër, aty thuhet se Vuçiqi ka bërë gati edhe një dhuratë tjetër personale për Merkelin.
Merkel do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Serbi.
Ajo më pas udhëton drejtë Shqipërisë, dhe pas takimit me kryeministrin, Edi Rama, ajo do të takohet edhe me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Një takim me Merkelin do të ketë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kështu të paktën ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu./arbresh.info/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...