Kryeministri i Shqipërisë, mbrëmjen e sotme arriti në Beograd, teksa është pritur nga ministri i Jashtëm në aeroport, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq ka shtruar një darkë për shefin e qeverisë shqiptare, zv/ kryeministrin e Maqedonisë dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka ndarë pamje nga darka në një prej restoranteve më në zë dhe shkruan se së bashku me kryeministren Ana Brnabiç u kanë ofruar mysafirëve verëra serbë, të cilat mund të krahasohen me verërat franceze. Ai shkruan se miqësia e tyre është një miqësi për të ardhmen e të gjitha rajonit.
“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant me miq nga rajoni. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verëra shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit,” shkruan Vuçiq bashkangjitur fotos.

Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...
Prokuroria e Pejës kërkon angazhim me të shtuar nga inspekto...