Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të përfaqësojë vendin e tij në samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet më 16 maj në Tiranë.
Për këtë samit, ai ishte pyetur nga gazetarët gjatë vizitës së presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, në Beograd se a pret kritika për vizitën e tij në Moskë dhe takimin me presidentin rus atje.
“A pres reagim dhe sulme? Epo, sigurisht që e pres”, tha ai.
Ai tha se do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e së enjtes dhe se prezent do të jetë presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa si dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe se të premten do të mbahet një takim i Komunitetit Politik Europian.
Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...