Kamera e televizionit kinez ka kapur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq teksa qëndron sërish vetëm.
Këtë herë ai është filmuar duke ecur i vetëm në korridoret e godinës në Pekin, ku po mbahet Samiti Brez dhe Rrugë.
Rastësisht apo qëllimisht, herë pas here në rrjetet sociale, e ndonjëherë edhe në llogarinë në Instagram të presidentit të Serbisë, shfaqet një video nga një ngjarje e rëndësishme, në të cilën shënohet se Aleksandër Vuçiq qëndron në këmbë apo ulur vetëm, raporton mediumi serb Danas transmeton Arbresh.info.
Kështu, në samitin në Kinë, ku Vuçiq po qëndron këto ditë, është regjistruar një moment kur Vuçiq po ecte i vetëm, shumë i menduar.
Nëse përkthimi nga gjuha kineze është i saktë, presidenti i Serbisë është pyetur nëse dëshiron çaj, por ai ka falënderuar dhe ka refuzuar.
Ode u Peking na samit, svako normalan bi razgovarao sa drugim liderima jedino ovaj nas luta sam po hodnicima ?? pic.twitter.com/mg0iWExRQ4
— Dobar Loš Vučić (@asomakumbrother) October 19, 2023
Një situatë e ngjashme ndodhi në janar, kur presidenti serb u ul i vetëm në panelin për Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, përveç të gjithë liderëve.
Kurti kujton Masakrën në Tregun e Mitrovicës: Krimet e Serbi...
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sër...
Abdixhiku: Ftesës së Kurtit do t’i përgjigjem pozitivisht në...
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...