Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”.
“Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiq për TV Informer të mërkurën.
Lideri serb i ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për themelimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë dhe popullit serb në muajt e fundit.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq. Fotografi nga arkivi.
SHIKONI EDHE:
Kroacia i reagon Vuçiqit për deklaratën lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”
Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje në mars të vitit 2025.
Qeveria kroate i tha më parë Radios Evropa e Lirë se Deklarata nuk synon të krijojë ndonjë aleancë ushtarake, dhe as nuk nevojitet një aleancë e tillë përkrah NATO-s.
Duke iu përgjigjur akuzave të mëparshme të Vuçiqit, ministei i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon.
“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe çdo gjë që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet në mënyrë transparente”, tha Bozhiniviq më 6 janar.
Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, nuk është anëtare e aleancës./rel
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...