Presidenti serb Aleksandar Vuçiq beson se vendimi i kryeministrit italian, Giuseppe Conte për të vizituar Serbinë dhe Ballkanin, është i mençur, pavarësisht nga problemet me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian.
“Me respekt dhe interesim të madh e pres kryeministrin Conte,” i tha Vuçiq agjencisë italiane të lajmeve ANSA në prag të vizitës së Conte në Beograd, transmeton Klan Kosova.
Shefi i ekzekutivit italian të mërkurën do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Serbi, gjatë së cilës do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë.
Kjo do të jetë vizita e parë e tij në një nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që nga marrja e detyrës./klankosova.tv/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...