Kryeministri i Serbisë, njëherësh president i zgjedhur, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi do të angazhojë emra të njohur botërorë si ndihmues në bisedimet me Kosovën.
Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri pasi në media ditë më parëu raportua se delegacionit të Kosovës do t’i bashkohen emra të njohur të politikës botërore, si Madeleine Albright e Martti Ahtisaari, raporton FoNet.
Megjithatë, ai ka thënë se edhe angazhimi i tyre nuk do të mund ta ndryshonte formatin e dialogut pasi që kjo varet nga konsensusi.
“Do të kemi edhe ne njerëz që do ta ndihmojnë palën tonë dhe ata janë emra të njohur botërorë”, ka thënë Vuçiq, duke mos precizuar se për kë bëhet fjalë, transmeton Koha.net.
Duke folur për rajonin, Vuçiq tha se atë e brengos kompania kroate “Agrokor”, tensionet në Bosnje e Hercegovinë dhe ideja e Shqipërisë së Madhe./Arbresh.info/
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...
Osmani dekoron mjekun australian me Medaljen “Shën Tereza”
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...