Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se gjatë takimeve nuk është diskutuar për sanksione ndaj Serbisë.
Këtë ai e tha pas përmbylljes së maratonës takimesh të enjten në Bruksel.
“Askush nuk përmendi asnjë sanksion kundër Serbisë, dëgjoj që të tjerët i përmendën”, tha Vuçiq i pyetur nga një gazetar se si reagojnë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kur paraqesin pikëpamjet e tyre dhe nëse është diskutuar ndonjë sanksion gjatë bisedimeve me zyrtarët evropianë në Bruksel, shkruan Tanjug, përcjell Arbresh.info.
Ai theksoi se kur flitet për këtë duhet bërë një ndryshim i madh.
Presidenti serb është shprehur se Serbia në përputhje me politikën e saj, ka thënë qartë se dëshiron të zbatojë të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar, nga Marrëveshja Themelore e vitit 2013 deri në marrëveshjet që u arritën më vonë në Bruksel dhe Ohër, si dhe se Serbia nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës./Arbresh.info/
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës