Policia e Maqedonisë ka arritur në përfundim të zbardhjes së shkaqeve që çuan 28-vjeçaren Blerta Pocesta të vret në mënyrë makabre babain, nënën dhe motrën 13-vjeçare në shtëpinë familjare në Dibër.
Vrasja e tmerrshme që ndodhi më 27 gusht është organizuar pikërisht nga Blerta, e cila pas arrestimit të djeshëm nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo edhe organizatore.
Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës KOHA se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja është arsyetuar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënën Nazmije, 53-vjeçe dhe motrën e vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, shtetas italian.
“E akuzuar ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësëve policor ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë./Koha.mk

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...