Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë privuar nga liria tre persona në lidhje me përleshjen e djeshme me armë në kryqëzimin e rrugëve „Ilinden“ dhe „Bllagoja Toska“ në Tetovë, ku mbeti i vrarë një person dhe gjashtë të tjerë u lënduan, përfshirë një të mitur dhe një këmbësor.
Nga MPB thonë se hetimet po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Në lidhje me përleshjen e armatosur gjatë ditës së djeshme në Tetovë, ju njoftojmë se janë ndaluar tre persona. Gjatë kontrollit në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, janë gjetur objekte që janë me interes të hetimit. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e objekteve dhe personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në përleshje”, thanë nga MPB.
Kujtojmë se nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë deklaruan se nuk do të lejojnë që raste të tilla të prishin rendin dhe qetësinë publike si dhe të krijojnë shqetësim tek qytetarët.
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...