Ilija Dimovski i cili i pari e mori fjalën pas ekspozesë së Zoran Zaevit, u shpreh se fitues në zgjedhjet e fundit parlamentare mishte partia e tij VMRO-DPMNE.
Sipas tij u shkelën shumë rregulla të shkruara dhe të pashkruara.
Me zgjedhjen e kreut të Kuvendit u shkelën Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja për punën e kuvendit. Ndërkohë që përmendi se koalicionet e fundit të shumicës parlamentare kanë shkelur parimin fituesi me fituesin.Dimovski në foltore prezantoi dy dokumente, njëri që kishte të bëj me garancinë që Zaevi i dha presidentit Gjorge Ivanov për karakterin unitar të shtetit dhe Platformën shqiptare e firmosur edhe nga Ali Ahmeti. Dimovski me këtë rast shtroi pyetjen se cila firmë është më e vlefshme ajo e Zaevit apo Ahmetit.
“Premtuat njerëz të rinj, por nuk e mbajtët premtimin, me përjashtime të vogla”, tha Dimovski duke potencuar se poqëse do të votohej individualisht partia e tij do ta mbështeste Arben Taravarin për ministër të shëndetësisë, shkruan AlsatM.Qeveria e re sipas Dimovskit ka një ekip shumë të dobët në fushën e ekonomisë. Dimovski gjithashtu kritikoi Zaevin se në prezantimin e programit qeveritarë nuk e tha as edhe një fjalë lidhur me problemin rreth çështjes së emrit.“Do të jemi këtu, aktiv në punë, propozimeve të mira do t’u japim mbështetje ndërsa projektet e këqija do t’i kundërshtojmë me argumente”, tha Dimovski.
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...