
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-30 07:11:19Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com
Nga partitë politike opozitare në Maqedoni, ndaj ligjit për gjuhët me reagim ka dalë VMRO DPMNE, e cila vlerëson se propozimi që përfshin gjuhën shqipe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe si i tillë kjo parti nuk do ta mbështesë.
“Mjafton të shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni dygjuhësore, të cilin e propozojnë Zaevi, Hazbi Lika dhe Radmila Sheqerinska, do të shihni se ky ligj dhe ky nen bien ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së RM-së. Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të mbështesim një ligj që bie ndesh me Kushtetutën”, ka deklaruar deputeti Antonio Milloshoski.
Së dyti, ka vijuar ai, VMRO prej kohësh kishte paralajmëruar, gjatë fushatës parazgjedhore dhe pas saj, se Zaev është një marionetë që nuk mbron interesat nacionale të Maqedonisë.
“Por ai i shet ato përmes platformës së Tiranës, përmes Marrëveshjes me Sofjen, me qëllim që t’u ikë veprave penale që ka bërë”, ka shtuar Milloshovski.
Një lëndë ushqyese kyçe për shëndetin e kockave, katër shkaq...
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...