Një tjetër automjet i përfshirë nga flakët është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Vlorës.
Salla operative e forcave të rendit është njoftuar nga një telefonatë rreth orës 1:45 pas mesnate, se në lagjen e njohur si “Uji i Ftohtë” në qytetin bregdetar ishte duke u djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje shkuan policia dhe shërbimi zjarrfikës, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, nga veprimet paraprake mësohet se mjeti tip Audi, me targa AA 163 RX rezulton në pronës të një shtetasi nga Tirana, i cili ia kishte lënë në ruajtje dhe përdorim kunatit të tij 25-vjeçar nga Vlora.
Policia dyshon që zjarri në automjet të jetë i qëllimshëm, pasi është gjetur lëndë djegëse në pjesën e përparme të makinës, që është dëmtuar plotësisht.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...