Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë bën të ditur se është grabitur Xhamia e Larme në Tetovë.
Siç informon policia, gjatë mbrëmjes së 21 janarit dhe mëngjesit të 22 janarit, një person i panjohur ka kryer grabitje në objektin e lartpërmendur fetar.
“Kryerësi i veprës ka hapur derën me forcë, është futur në brendi të xhamisë duke shkuar tek kutia e donacioneve nga e cila ka marrë paratë (rreth 500 denarë, pesë euro dhe pesë lira turke) pas çka është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e MPB-së,transmeton Anadolu Agency.
Natën e njëjtë mes 21 dhe 22 janarit, një person tani për tani i panjohur ka tentuar të grabisë xhaminë e Rinisë.
“Kryerësi ka hapur me forcë njërën dritare të xhamisë dhe është futur brenda, por pas aktivizimit të alarmit ka ikur në drejtim të panjohur”, njofton MPB, e cila thotë se është duke punuar për gjetjen e autorëve./Anadolu Agency/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...